Gjuha fyese ndaj LDK-së, PZAP e dënon me 13 mijë euro Dimal Bashën, paralajmërohet për ankesën e tretë
![Gjuha fyese ndaj LDK-së, PZAP e dënon me 13 mijë euro Dimal Bashën, paralajmërohet për ankesën e tretë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/06/auto_dimal_basha1692432372-600x360-1-500x300.png)
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur dy herë radhazi Lëvizjen Vetëvendosje në kuadër të aktiviteteve të saja për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Gjobat prej 13 mijë eurove iu faturuan VV-së për shkak të gjuhës fyese të Dimal Bashës ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Madje këtij të fundit i paralajmërohet nga zyrtari Donat Lushaku që ta fshij një postim tjetër, ndryshe do të bëjnë ankesë kundër Bashës.
“Dimal Basha a po e fshin postimin e 21 janarit 2025, apo po e dergoj ankesen e 3-te per denimin e 3-te me radhe.
Qysh po thu ti?”, shkruan Lushaku.