KQZ reagon pas raportimit se Martin Berishaj i mori votat nga posta dhe i dërgoi në ambasadë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reagur pas raportimit se ambasadori i Kosovës në Kroaci ka bërë një ndërhyrje të rëndë dhe të parecedentë në procesin zgjedhor. Nga mediat sot u raportua se Berishaj ka marrë zarfet me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë, shkruan Periskopi.
Lidhur me këtë ka reaguar KQZ, zëdhënësi i saj Valmir Elezi tha në një deklaratë, se do të vlerësohet nëse kjo kuti postare është tërhequr sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendimin meritor.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, tha Elezi./Periskopi
Skandaloze: Martin Berishaj i merr zarfat me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë