Hamiti kritikon Kurtin për marrëdhëniet me ShBA-në: Janë në pikën më të ulët në histori

Hamiti kritikon Kurtin për marrëdhëniet me ShBA-në: Janë në pikën më të ulët në histori

Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamiti ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së janë në pikën më të ulët të historisë së tyre.

“Zyrtari i lartë i Administratës Trump, Richarch Grenell, e tha para ndonjë dite pak a shumë atë që e thoshin edhe zyrtarët e Administratës Biden, se marrëdhëniet e tyre me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti kanë pësuar rënie për shkak të sjelljes së saj. E kanë thënë të dyja administatat amerikane atë që e kemi parë vetë, ne qytetarët e Kosovës, se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë në pikën më të ulët në historinë e këtyre marrëdhënieve me aleatin tonë jetik, që i kishte vendosur prijësi historik i Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, dhe i kishin kultivuar dhe ruajtur edhe udhëheqësit e mëvonshëm politikë të vendit, pos Albin Kurtit” – ka shkruar Hamiti.

Shpërndaje në: