Çitaku u bën thirrje gjithë qytetarëve të votojnë të dielën: E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja

Çitaku u bën thirrje gjithë qytetarëve të votojnë të dielën: E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dielën, ditën e zgjedhjeve, të dalin të gjithë dhe të votojnë.

Ajo shprehet se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve, teksa iu lutet që të bëjnë zgjedhjen e duhur, për një Kosovë ma të mirë.

“Qytetarë të Kosovës, dita e diel nuk është një ditë e zakonshme, të dielën vendoset e ardhmja jonë. Para se të shkoni në kutinë e votimit, ndaluni një moment dhe mendoni. A është kjo Kosova që dëshironi për fëmijët tuaj? A është kjo e ardhmja që keni ëndërruar? Ju e dini, zgjedhjet nuk janë thjesht një proces formal. Ato janë fuqia që ju keni në dorë për të vendosur drejtimin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme. Kjo nuk është koha për indiferencë, as për eksperimente. Është koha për një zgjedhje të qartë, dhe për një udhëheqje të fortë, sepse Kosova meriton më shumë, ju meritoni ma mirë. Ndaj të dielën dilni dhe votoni. Votoni për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fuqishme. Votoni PDK! Votoni Bedri Hamzën!”, tha Çitaku.

Shpërndaje në: