Mustafa: Kosova është e gatshme për ndryshim

Mustafa: Kosova është e gatshme për ndryshim

 

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se vendi po i afrohet një ndryshimi historik.

Gjatë një konference për media, Mustafa theksoi entuziazmin dhe mobilizimin e madh të strukturave të LDK-së.

“Dje e pamë flakadanin e zjarrtë të LDK-së në Istog që i dha edhe një herë vulë të plotfuqishme fitores sonë të 9 shkurtit.

Dje e pamë dhe kryengritjen e grave të djathta, të gatshme të udhëheqin vendin.
Tanimë gjithçka shihet qartazi, fitorja jonë në çdo tubim po shihet, në çdo fytyrë po vërehet, ka mbetur vetëm edhe fletëvotimet në kuti.” – tha Mustafa.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë gati për një qeverisje të re që sjell rezultate konkrete.

“Kosova është e gatshme për ndryshim. Ne kemi mundësinë të ndryshojmë Kosovën, ta bëjmë jetën tuaj shumë më të mirë, ta vendosim Kosovën në vendin që meriton e jo në vendin e fundit në Evropë. Jemi lodhur nga premtimet boshe. Të gjithë jemi gati për veprime të prekshme.” – tha ai.

Zëdhënësi i LDK-së bëri thirrje për angazhim maksimal për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kontaktoni të gjithë që njihni, kontaktoni ata që janë ende të pavendosur, kontaktoni ata që mendojnë të rrinënë shtëpi ditën e zgjedhjeve dhe kërkoni që ata të dalin dhe të votojnë!” – tha Mustafa.

Shpërndaje në: