Mesazhet, thirrjet telefonike: AIP kërkon nga paritë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve
![Mesazhet, thirrjet telefonike: AIP kërkon nga paritë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/auto_AIP1638645762-850x364-1-600x360-1-500x300.jpg)
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar sërish nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës.
Përmes një njoftimi për media, AIP ka vlerësuar se mbrojtja e të dhënave personale po cenohet në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak. Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në përmbushje të mandatit të saj ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përsërit kërkesën drejtuar Partive Politike në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025”, është thënë në njoftimin e Agjencisë.
AIP është treguar e gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjitha partitë për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
“Për të siguruar zbatimin e ligjit, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak. Agjencia ofron bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore”, është thënë në njoftimin e AIP-së.
Agjencia për Informim dhe Privatësi përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të…
Posted by Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost on Wednesday, February 5, 2025