Lushaku-Sadriu: Votoni për gratë e LDK-së nga lista me gra profesioniste e të dëshmuara, shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme
![Lushaku-Sadriu: Votoni për gratë e LDK-së nga lista me gra profesioniste e të dëshmuara, shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/B9E364B3-3022-4700-BF5E-037A79979BA9-451x300.jpeg)
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mbajtur takim përmbyllës me gratë e LDK-së, duke theksuar se shteti i fortë ndërtohet me gra të fuqishme.
Lushaku-Sadriu ka thënë se gratë kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të Kosovës.
“Gratë kanë qenë dhe do të jenë shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të Kosovës. Ndaj, ju ftoj që të dilni dhe të votoni – veçanërisht për gratë e LDK-së, të cilat në çdo etapë të shtetndërtimit kanë dëshmuar përkushtim dhe vizion.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka kërkuar që votohen gratë e LDK-së që janë në listë për deputetë.
“Më 9 shkurt, votoni 124 – Lidhjen Demokratike të Kosovës! Votoni për mua dhe për çdo grua tjetër në listën tonë. Shteti i fortë ndërtohet vetëm me gra të fuqishme!” – ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: