Hamza sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit
![Hamza sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/bedri-hamza-600x360-2-500x300.jpg)
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, të enjten mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Tubimi do të mbahet te Sheshi i dëshmorëve “Ismet Jashari” në ora 17:00.
Ndryshe, edhe pak ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve e cila është me 9 shkurt.