Trumpi nënshkruan urdhrin, ndalon pjesëmarrjen e transgjinorëve në sportet e grave
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për ndalimin e sportistëve transgjinorë nga pjesëmarrja në sportet e grave dhe vajzave.
“Ne do të mbrojmë traditën krenare të atleteve femra. Sportet e grave do të jenë vetëm për gra”, ka thënë ai.
Trump ka shtuar se urdhri po ua bënë me dije çdo shkolle që merr para nga taksapaguesit se “nëse i lejoni burrat të marrin përsipër ekipet sportive të grave ose të pushtojnë dhomat e zhveshjes” ata do të hetohen dhe rrezikojnë të humbin fondet federale.
“Kështu që kjo menjëherë i jep fund sulmit mbi sportistet femra”.
Urdhri i Trumpit ndalon studentët e lindur meshkuj por që kanë ndërruar gjininë më pas, të marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave dhe të përdorin tualetet e tyre.