NBC: SHBA-ja planifikon tërheqjen e trupave nga Siria

NBC: SHBA-ja planifikon tërheqjen e trupave nga Siria

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zyrtarët afër tij kanë shprehur interes për tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria, duke nxitur Pentagonin të formulojë planin për tërheqjen e plotë brenda 30, 60 apo 90 ditësh. 

Dy zyrtarë nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së i kanë thënë NBC News, se SHBA-ja po planifikon tërheqjen e trupave nga Siria.

Të enjten e kaluar, një gazetar kishte pyetur Trumpin në Zyrën Ovale gjatë konferencës për media, për raportimet se ai kishte informuar Qeverinë e Izraelit për tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Siria.

“Unë nuk e di kush e tha atë, por do të vendosim diçka për këtë gjë. Ne nuk jemi të përfshirë në Siri. Siria është rrëmuja vetë, ata kanë mjaft probleme aty, nuk kanë nevojë për ne të përfshihemi në të gjithë”, ishte përgjigjur Trumpi.

Në fund të 2019-tës, Trumpi kishte urdhëruar Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis për tërheqjen e të gjitha trupave të SHBA-së nga Siria. Mattis nuk pranoj planin dhe u dorëhoq si shenjë proteste.

Më vonë Trumpi do të tërhiqte pjesën më të madhe të trupave nga Siria. Por prezenca e SHBA-së në Siri ka vazhduar që atëherë.

Në dhjetor, Pentagoni ka njoftuar se rreth 2,000 trupa ishin vendosur në Siri, dyfish më shumë sesa ushtria kishte njoftuar ndër vite, rreth 900.

Pentagoni ka deklaruar se misioni ushtarak i SHBA-së në Siri është të shkatërroj grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe mbështetjen e partnerëve lokalë që operojnë aty./koha

Shpërndaje në: