Abdixhiku në Strellc të Deçanit: Ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në Strellc të Deçanit, duke thënë se kjo frymë dhe ky momentum siç tha ai, i madh qytetar i frymëzon për të realizuar vizionin për Kosovën e ëndrrave.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se “Bëhu Ndryshimi” është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit.
Postimi i plotë:
Kështu na pritën në Strellc të Deçanit.
Kështu e nisëm ditën sot!Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës.
Kjo frymë dhe ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë për Kosovën e ëndrrave.
Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit, dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues duke filluar me 9 shkurt!
Falemnderit Jeton për organizimin shembullor, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Armend Zemaj, Fadil Hadergjonaj, Hysen Çekaj, Zeqir Gjukaj e Demokrat Ganijaj!
Me 9 shkurt festojmë!Fitore, dhe asgjë më pak!