Pal Lekaj viziton kompaninë KonSoni në Gjakovë: Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona
Kandidati i AAK’së për deputet, Pal Lekaj ka vizituar kompaninë KonSoni në Gjakovë, shkruan Periskopi.
“Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj”, ka shkruar Lekaj.
Postimi i plotë:
KonSoni – Krenaria Jonë!
Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh.
Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë.
Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën KonSoni-n fabrikën më të madhe në rajon.
Faleminderit, KonSoni dhe z. Pjetraj, që na bëni krenarë!