“Zemra e prindit, i kërkon fëmijët pranë vetës!” Cili është mesazhi i kampanjës së Daut Haradinajt?

“Zemra e prindit, i kërkon fëmijët pranë vetës!” Cili është mesazhi i kampanjës së Daut Haradinajt?

“Kjo tokë është shtëpia jonë, është e ardhmja jonë, është Kosova e mbushur me kujtimet tona. Por kur shpresa mungon, kur mundësitë shuhen, zemrat e të rinjve shkojnë larg. Prindërit mbesin me sytë nga dera, duke pritur një lajm, një rikthim”.

“Çka mbet?”, është kampanja nga Daut Haradinaj, e cila shfaq zbrastësirën emocionale tek prindërit pasi fëmijët e tyre braktisën Kosovën për kushte më të mira, sepse sistemi dështoi të ofroj jetesën me një standard të mirë jetësor.

Pjesa e tretë dhe e fundit e kësaj kampanje, flet për shpresën që qytetarët e këtij vendin kanë mbajtur pavarësisht çdo sfide. Për thirrjen që në Kosovë mund të bëhet mirë nëse ofrohen mundësitë e mira dhe nëse punohet nga institucionet e këtij vendi.

Kampanja hedh dritë mbi faktin që, të rinjtë janë shpresa jonë dhe ata do të jenë të kënaqur vetëm kur ëndrrat e tyre realizohen duke mos ndjerë mungesën e mundësive.

Me bashkëpunim, angazhim dhe vullnet të fortë, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta dhe për të gjithë qytetarët tanë. Me Daut Haradinajn dhe angazhimin për një Kosovë që ofron mundësi, mund të kthejmë besimin dhe të krijojmë një vend ku rinia të qëndrojë dhe të kontribuojë për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur.

“Votoni për Kosovën që e mbanë rininë brenda vendit, duke i ofruar të gjitha kushtet.
Votoni për Daut Haradinajn”.

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: