Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda

Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda

Nëj veturë e tipit Golf 7 është djegur dje në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut dhe se vetura është me targa të Serbisë.

Express është në pritje të përgjigjes edhe nga ana e Policisë.

Shpërndaje në: