Dalin mesazhe të reja për punësimet në KEK, Kusari-Lila intervenon te Nagip Krasniqi, i jep referenca për dy emra
Nagip Krasniqi ishte i hapur të kryente punë për gjithçka. Me ish-kryeshefin e KEK-ut, të akuzuar për korrupsion, bisedonte edhe Mimoza Kusari-Lila, dhe këtë dëshmon një bisedë e radhës në platformën e komunikimit, WhatsApp, të cilën e ka siguruar Paparaci. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ia propozonte Krasniqit dy emra për punësim në KEK.
Një bisedë tjetër në platformën e komunikimit WhatsApp, të cilën e ka siguruar Paparaci, dëshmon se si shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i referonte Nagip Krasniqit emra kandidatësh për pozita pune në KEK.
Komunikimi mes tyre, i zhvilluar më 27 janar të vitit 2022, është pjesë e hetimeve penale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj Nagip Krasniqit. Këto janë prova të njërës prej lëndëve të inicuara ndaj Krasniqit, por të cilat nuk janë administruar në gjykatë.
Në bisedën e zhvilluar me 27 janar të vitit 2022, ajo i shkruan Krasniqit për një procedurë punësimi që besohet se po zhvillohej asokohe në KEK.
Shefja e deputetëve të LVV-së kishte synim sistemimin në punë të dy personave: një inxhinieri, Fidan Mustafa dhe një punëtori, Fatmir Krasniqi.
“Përshëndetje Nagip”, i shkruante Kusari-Lila, ish-kryeshefit të KEK-ut të akuzuar për korrupsion.
Kusari-Lila i drejtohet Krasniqit me dy referenca për dy kandidatë, të cilët e kishin kaluar fazën e parë të procedurës së rekrutimit për dy pozita pune në KEK.
“Deshta vetëm të dërgoj dy referenca për dy kandidatë të cilët i kanë kaluar testet me shkrim: Fidan Mustafa – inxhinier; Fatmir Krasniqi – punëtor”, i thotë Kusari-Lila, Krasniqit./Paparaci/