Haxhiu takon minatorë e mësimdhënës së Mitrovicës, shpalos programin e Hamzës për rritje të pagave për 50%
Një takim me minatorë, mësimdhënës e qytetarë të Mitrovicës, ka zhvilluar sot kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu.
Ai u shpreh se tek ta pa entuziazëm ta lartë që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt, që të ketë rritje pagash për 50 për qind.
”Takim me minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës, me të cilët diskutuam për pakënaqësitë e shumta që ata vazhdojnë të kenë ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme. Entuziazmi i tyre ishte i madh që PDK-ja të dalë fituese më 9 shkurt në mënyrë që të jetësohet programi i z. Bedri Hamza për zhvillim ekonomik, reformim në arsim, rritje të pagave për 50% dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.