Komuna e Prishtinës merr vendim: Nga 1 janari mos i paguani faturat e KRM “Pastrimi”!
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë.
“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.
Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.