Besnik Tahiri: Ja pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet (VIDEO)

Besnik Tahiri: Ja pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet (VIDEO)

 

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 10, Besnik Tahiri, ka mbajtur dje një fjalim në një tubim në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe liderët e këtij koalicioni.

Ai para masës ka treguar pse AAK-ja e kërkon ballëhapur voton në kryeqytet.

 

Fjalimi i tij mori përkrahje të fuqishme nga të pranishmit.

“Pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet: 1. Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit; 2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve; 3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën.
Pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ti gëzojë e gjithë Kosova. Urime fitorja me numrin 137!”, ka shkruar Tahiri në Facebook”.

 

 

 

 

Shpërndaje në: