eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me Bankën Qëndrore të Kosovës (BQK), në platformën eKosova u lëshuan dy shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Financat”.
1.Raporti kreditor për personat fizik dhe juridik dhe 2.Raporti i llogarive bankare për personat fizikë dhe juridikë janë dy shërbimet e reja që do të jenë në funksion të qytetarëve nga sot.