Pejë: Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë- konfiskohen edhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Pejë.
Siç thuhet në njoftim, Policia ka sekuestruar edhe armë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё (6) persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tёdyshuarit janё sekuestruar: njё (1) Armё (me mulli) dhe njё (1) Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё (1) i dyshuar ende ёshtёnё arrati”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, janёgjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) kokёplumbi.
Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё (1) Pistoletё 6mm.
Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё (6) persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tёdyshuarit janё sekuestruar: njё (1) Armё (me mulli) dhe njё (1) Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё (1) i dyshuar ende ёshtёnё arrati.
Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr (4) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy (2) nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.