Visar Azemi: S’jemi në pozitë për zgjedhje tjetër, përveç ShBA-ve

Visar Azemi: S’jemi në pozitë për zgjedhje tjetër, përveç ShBA-ve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka theksuar se orientimi strategjik i Kosovës duhet të mbetet i pandryshuar dhe i përqendruar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke sjellë shembuj nga politika ndërkombëtare, ai përmendi se vendet si Kanadaja dhe Meksika kanë ndjekur të njëjtën qasje, duke u përshtatur me kërkesat amerikane.

“Amerika i vendosi tarifë Kanadasë dhe Meksikës dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër u dorëzuan, sepse duhet me u mbajtë strategjikisht me Amerikën. Po ne nuk jemi në pozitë me ba zgjedhje tjetër, përveç Amerikës. Edhe Evropa ka me pasë fatin e njëjtë.” – tha Azemi në emisionin “CONTEXT” në ATV.

Në këtë drejtim, Azemi shtoi se edhe Kosova duhet të mbetet e lidhur strategjikisht me ShBA-në, pasi sipas tij, çdo përmirësim në marrëdhëniet me Uashingtonin ka sjellë përfitime konkrete për vendin.

Shpërndaje në: