Gërvalla me një tjetër deklaratë qesharake: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë; Gjermania në krizë të rëndë ekonomike
Kandidatja për deputete e Listës Guxo, Donika Gërvalla, pretendoi se në çdo udhëtim me aeroplan “takon njerëz që po kthehen”.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Këndi i Debatit” në TëVë1, Gërvalla shtoi se “jo gjithçka në Gjermani e Zvicër është e lehtë, siç u duket.”
Madje, Gërvalla tha se “Gjermania është në krizë të rëndë ekonomike.”
“Unë çdo herë takoj njerëz në aeroplan njerëz të cilët kanë ikur para një kohe jo shumë të gjatë dhe po kthehen përsëri, sepse kanë konstatuar se jo gjithçka në Gjermani e Zvicer është e lehtë siç u duket.
Pra, është e vërtetë që Evropa duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike, Evropa është duke vuajtuar nga instabiliteti…edhe Franca….
Pra nuk jemi 1990. Gjermania është në krizë të rëndë ekonomike.” – tha ajo.