Azemi për ndërtimin e centralit me gaz në Ferizaj: Kemi marrë mbështetje edhe nga Grenelli

Azemi për ndërtimin e centralit me gaz në Ferizaj: Kemi marrë mbështetje edhe nga Grenelli

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, ka folur për projektin për ndërtimin e Centralit me Gaz në Ferizaj.

Ai në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se për këtë projekt kanë marrë mbështetje edhe nga Richard Grenell.

Ai deklaroi se, me ardhjen në pushtet të LDK-së do të zhvillohen negociatat e drejtpërdrejta me kompanitë që shesin gazin.

Azemi ka thënë se investimet për ndërtimin e termocentralit do të mbështeten financiarisht nga SHBA-ja.

“Ne çka mundemi me garantu është me garantu që do të ketë zero TVSH në fakturat e energjisë elektrike. Do të ketë zero TVSH për konsumatorët në fakturën e energjisë elektrike dhe investimet pastaj e kanë pjesën tjetër që duhet me i pa qysh reflektojnë në tarifë por në në këtë pikë ku jemi, na nuk mund të flasim për çmimin sa do të kushtojë, sepse duhet me ardhë në pushtet. Kur vijmë në pushtet, do t’i fillojmë negociatat e drejtpërdrejta menjëherë me kompanitë të cilat ë shesin gazin dhe në këtë aspekt ne e kemi marrë përkrahje edhe nga Qeveria Amerikane se do të ndihmojnë jo vetëm në ndërtimin e termocentralit.” – ka thënë Azemi.

Shpërndaje në: