Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën

Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në Polacin e Hasan Prishtinës, ku nderoi trashëgiminë e patriotit të shquar, Gani Koca.

Gjatë kësaj vizite, Dervishaj ka theksuar rëndësinë e figurave të shquara historike, si Hasan Prishtina dhe Gani Koca, për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Në fjalën e tij, Dervishaj ka reflektuar mbi kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre personaliteteve për atdhenë tonë, duke nënvizuar se angazhimi për kombin është gjithmonë një detyrë e shenjtë.

“Sot pata nderin të vizitoj Polacin e Hasan Prishtinës dhe të nderoj trashëgiminë e Patriotit Gani Koca.
Një moment shumë i rëndësishëm për mua, duke reflektuar mbi historinë dhe kontributin e këtyre figurave të shquara për atdhenë tonë. Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën, dhe më kujtuan se angazhimi për kombin është gjithmonë një detyrë e shenjtë.”, ka deklaruar Dervishaj.

 

Ndrshe Sgahin Dervishaj, kandidon për deputet me nunrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Sot pata nderin të vizitoj Polacin e Hasan Prishtinës dhe të nderoj trashëgiminë e Patriotit Gani Koca.
Një moment…

Posted by Shahin Dervishaj 77 on Tuesday, February 4, 2025

Shpërndaje në: