AAK-Nisma me partnerë të koalicionit sot mbajnë tubim në Prishtinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bashkë me partnerët e koalicionit, sot do të mbajn tubim në Prishtinë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga AAK-ja.
Njoftimi i plotë:
Koalicioni për Kosovën Fituese – Tubim në Prishtinë!
Pas një fushate të fuqishme anekënd Kosovës, kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, vjen sot në kryeqytet për të bashkuar forcat me qytetarët që besojnë në një të ardhme të sigurt!
Sot, më 4 shkurt 2025, Haradinaj do të marrë pjesë në tubimin e koalicionit në kryeqytet.
📍 Salla e Kuqe, Prishtinë
🕕 Ora 18:00
Ejani dhe bëhuni pjesë e vizionit tonë për Kosovën Fituese!