Sulm me armë në një shkollë të Suedisë
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Suedinë qendrore, tha policia suedeze, duke shtuar se pesë persona janë të afektuar nga sulmi.
Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.
Policia thotë se nuk dihet saktë sa është niveli i lëndimeve, shkruan BBC.
Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.