Shokuese: Mehmetaj zbulon skemën korruptive të kompanisë “Bageri”

Shokuese: Mehmetaj zbulon skemën korruptive të kompanisë “Bageri”

Analisti Lirim Mehmetaj ka shkruar për, siç i quan ai, skemat korruptive të VV-së me kompaninë “Bageri”.

Kur u publikua në media se kompania “Bageri”, kompani në të cilën punonte dikur zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, se është duke i fituar tenderët, sipas Mehmetajt, e njëjta kompani ka themeluar një të re, por me emër “Asfalt”.

Tani, sipas Mehmetajt, “të njëjtit persona të afërt me pushtetin fitojnë tenderë me të dy kompanitë dhe punojnë me pajisje të njëjta”.

 

Postimi i plotë:

Skema korruptive e VV-së me kompaninë “Bageri”

Siç e dini, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka përzgjedhur disa kompani të caktuara me të cilat bënë biznes.

Një nga këto kompani është edhe “Bageri” që Vetëvendosja ia jep tenderët për rrugët e ndërtime të tjera.

Kur e hetuan mediat se “Bageri” po i fiton pothuajse të gjithë tenderët nga Ministria e Infrastrukturs, atëherë krijuan një komani të re me emrin “Asfalt” dhe ishe kjo kompani që tash merrte tenderë.

Por, nëse futesh në ARBK dhe shikon, personi i njëjtë që është person kontaktues për kompaninë “Bageri” po ai del të jetë pronari i kompanisë “Asfalt”.

Pra pronarët e “Bagerit” hapën kompani në emër të Visar Qorollit, punëtor i tyre.

Më pas, kompania “Asfalt” e sapo formuar e që s’ka asnjë pajisje pune, bënë marrëveshje me “Bagerin” për shfrytëzim të mjeteve të punës.

Përfundimi, të njëjtit persona të afërt me pushtetin fitojnë tenderë me të dy kompanitë dhe punojnë me pajisje të njëjta.

Kjo veç sa me tregu shpirtin kriminal e korruptiv të Vetëvendosjes.

Më poshtë dokumentet:

Shpërndaje në: