Digjet një depo në Gjilan

Digjet një depo në Gjilan

Depoja e një biznesi afarist në Gjilan është përfshirë nga zjarri të martën.

Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar.

Sipas zëdhënësit të PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ai ka njoftuar po ashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it.

“Me datën 04.02.2025 rreth orës 08:29 nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën “Lidhja e Prizrenit” këtu në Gjilan tek një depo e një biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit. Zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it”- tha Hashani.

Shpërndaje në: