Ramush Ahmetaj: Përkrahja e bashkëluftëtarëve ‘Për Kosovën Fituese’, është dëshmi e bashkimit drejt fitores më 9 shkurt

Ramush Ahmetaj: Përkrahja e bashkëluftëtarëve ‘Për Kosovën Fituese’, është dëshmi e bashkimit drejt fitores më 9 shkurt

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, shumë luftëtarë trima, pjesëtarë të dalluar në luftëra e beteja për çlirimin e Kosovës.

Ahmetaj ka theksuar se përkrahja e bashkëluftëtarëve ‘Për Kosovën Fituese’ 137 dhe për Ramush Haradinaj kryeministër, është vlerë e jashtëzakonshme, është dëshmi e bashkimit drejt fitores më 9 shkurt.

“Ishte nderë i veçantë që takova me ekipin tim Nezir Kelmendin nga familja e Regjep Kelmendit, pastaj Visar Gashin djalin e Nezir Gashit të Grabocit bashkëluftëtar të hershëm me të cilët familja jonë ishim njohur herët. Po ashtu sot pata rastin të takoj edhe shumë trima bashkëluftëtarë nga fshati Llozhan të cilët u dalluan kudo në ditët e lavdisë. Gjithsesi brenga e tyre dhe e jona ishte një Kosovë e zhvilluar në çdo aspekt. Përkrahja e bashkëluftëtarëve ‘Për Kosovën Fituese’ 137 dhe për Ramush Haradinaj kryeministër, është vlerë e jashtëzakonshme, është dëshmi e bashkimit drejt fitores më 9 shkurt. Bashkë me këto vlera tepër të çmuara të shoqërisë sonë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Shpërndaje në: