Abdullahu: ShBA-të e kanë mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit, ato mund të hakmerreshin por kanë abstenuar nga ky ndëshkim

Abdullahu: ShBA-të e kanë mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit, ato mund të hakmerreshin por kanë abstenuar nga ky ndëshkim

Kandidati i PDK-së për deputet, Faton Abdullahu ka reaguar pasi i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Abdullahu përmes një statusi në Facebook u shpreh se SHBA-të e kanë mbrojtur Kosovën nga qeverisja e Kurtit.

”Ato mund të hakmerreshin, por për të mirën e Kosovës kanë abstenuar nga ky ndëshkim”, ka shkruar Abdullahu.

Postimi i plotë:

Deri më tani, ShBA-të e kanë mbrojtur Kosovën nga qeverisja e keqe e Kurtit. Ato mund të hakmerreshin, por për të mirën e Kosovës kanë abstenuar nga ky ndëshkim. Më 9 shkurt, me votën tonë, duhet ta dëshmojmë që Kurti e ka keq dhe se bashkë me amerikanët mundemi ma mirë

#PDK131

#FatonAbdullahu39 ✅

Shpërndaje në: