Memli Krasniqi në Mushtisht: Morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur mbrëmë tubim madhështor në Mushtisht të Suharekës.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen e sinqertë ndaj vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë.
“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë.
Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë!”