Abdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme.
Ai theksoi se nga fshatrat më të vogla deri te qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së për të rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit.
“Fitore, dhe asgjë më pak!” – ka shkruar Abdixhiku.
Pritje e jashtëzakonshme edhe në fshatin Muzeqinë të Shtimes! 📍
Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha,…
Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, February 3, 2025