Xhaferi: Autostrada e Anamoravës, do të përmbyllet deri në Qershor 2026

Xhaferi: Autostrada e Anamoravës, do të përmbyllet deri në Qershor 2026

Kandidati i LDK-së, Krenar Xhaferi, theksoi se autostrada e Gjilanit do të përmbyllet deri në Bresalc deri në qershor 2026, ndërsa brenda katër viteve do të ndërtohet e gjithë autostrada deri te Dheu i Bardhë.

Ai theksoi se Anamorava dhe Gjilani do të kenë vëmendjen e duhur në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Lumir Abdixhiku.

Xhaferi ftoi qytetarët e Anamoravës të mbështesin LDK-në dhe vizionin për zhvillim, duke theksuar se ky është momenti për ndryshimin dhe avancimin e rajonit.

Postimi i plotë:

🏁Nga autostrada e Gjilanit
Deri në qershor 2026 do të përmbyllet pjesa e parë deri në Bresalc, ndërsa brenda katër viteve do ta ndërtojmë Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë.
Anamorava dhe Gjilani, si kurrë më parë, në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Lumir Abdixhiku do ta kenë vëmendjen e duhur. Anamorava ka ditur të ndëshkojë dhe të japë votë. Kësaj here, Gjilani dhe Anamorava duhet të jenë me LDK-në dhe vizionin tonë për zhvillim!
Vazhdojmë✌️

Shpërndaje në: