Zogaj pas deklaratës së Grenellit për Kurtin: Bixhoz politik që do t’i kushtojë Kosovës
Analisti Petrit Zogaj ka thënë se Kurti po manipulon për të mar reagime sikurse Grenelli që e bëri sot.
Sipas Zogajt, Kurti këtë e bën me qëllim që të portretizoj Grenellin në sytë e votuesit në Kosovë si një armik.
Ai thotë se ky është bixhoz politik që do t’i kushtojë Kosovës.
Kurti manipulon kur thote qe marredheniet me ShBA i ka te mira. Mirepo, ai e ben kete, sidomos ne kohe fushate dhe pret reagime te Grenell, sikurse ky i sotmi. Keshtu, Kurti deshiron qe te mobilizoje mbeshtetes rreth vetes duke thene qe “na duhet me shume mbeshtetje nga ju sepse a po e shifni qe kemi boll armiq.” Pra, Kurti e portretizon Grenellin ne syte e votuesit ne Kosove si nje armik duke ia sjelle ne kujtese vitet 2020-2021. Ky eshte bixhoz politik qe do t’i kushtoje Kosoves shume. Situata eshte komplet ndryshe nga 2021. Trump e Grenell sapo e kane filluar mamdatin. Jane 4 vite te gjata perpara. Ne fakt Trump nuk eshte ma ai i 2020/21, e as Grenell. ShBA eshte duke i ridefinuar raportet me shtetet si Kanada e Meksika, e s’po flasim me shtete te vogla sikurse Kosova. Keshtu qe, ne vend te kesaj qasjes elektorale, Kurti do te duhej me pa sesi me e perfshi Grenell dhe administraten Trump me shume ne Kosove, duke marre mbeshtetjen e nevojshme per orientimin strategjik te vendit. Bixhozi me kete administrate nuk te shkon gjate.