Daut Haradinaj publikon pjesën e parë të kampanjës “Çka mbet”, jep mesazh të fuqishëm për zbrazëtinë e emigracionit
Pse njerëzit që e filluan jetën në Kosovë, nuk e panë të ardhmen e tyre këtu? Pse ëndrra më e madhe e prindërve shqiptarë sot është t’i kenë fëmijët pranë dhe jo t’i shohin të larguar në mërgim, siç largoheshin dikur?
Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga AAK, ka publikuar pjesën e parë të kampanjës “Çka mbet?”, një mesazh i fuqishëm për dhimbjen dhe zbrazëtinë që lë pas emigracioni në familjet shqiptare.
Kampanja ka të vendosur në qendër një video prekëse të fushatës, ku prindërit ndajnë emocionet e tyre për mungesën e fëmijëve që kanë emigruar, për shtëpitë e zbrazura dhe për shpresën se një ditë do t’i kenë pranë, në vendin ku ata kanë lindur.
Kampanja thekson domosdoshmërinë e krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Kosovë.
Publikimi i kësaj fushate ka prekur opinionin publik dhe ka nxitur diskutime mbi realitetin e hidhur të emigracionit, duke sjellë në vëmendje nevojën për ndryshime konkrete.
“Çka mbet?” nuk është vetëm një slogan, është një pyetje drejtuar reflektimit mbi dhimbjen, mungesën dhe zbrazëtinë që nuk mund të mbushet me asgjë tjetër përveç me prezencën e më të dashurve.
Daut Haradinaj gjithmonë ka dëshmuar angazhimin dhe pasionin për të sjellë një të ardhme më të mirë për Kosovën. Votimi për të është realizimi i vizionit ku rinia sheh prosperitet në Kosovë.
Për çdo shqiptar që ëndërron një Kosovë të fortë dhe të qëndrueshme, është koha ta bëjmë zgjedhjen e duhur.
Voto Dautin, voto për një të ardhme më të mirë!