Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka dhënë detaje për “Front Online”.
Hashani njoftoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po udhëheq hetimet për shkaktarët e aksidentit”, deklaroi Hashani.
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve