Beqa: Eksponentët qeveritarë me Kurtin në krye, të përfshirë deri në thellësi të aferës me rrymën

Beqa: Eksponentët qeveritarë me Kurtin në krye, të përfshirë deri në thellësi të aferës me rrymën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se çdo ditë po dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafisë energjetike në vend, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit si të përfshirë deri në thellësi të këtij skandali.

Beqa theksoi se ai ishte një nga iniciatorët e hetimit të kësaj afere, duke përmendur fillimin e hetimeve përmes komisioneve parlamentare.

Në një deklaratë, Beqa theksoi se ish-kryeshefi i KEDS-it, Nagip Krasniqi, tani i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor dhe se përpjekjet e tij për të mbrojtur “shokët e tij të korruptuar” vetëm sa e thelluan situatën dhe e futën atë në një pozicion të papranueshëm.

“Faktet po dalin njëri pas tjetrit, dhe e vërteta është e pamohueshme. Ky është një skandal që nuk mund të mbulohet më,” tha Beqa.

”Çdo ditë e më tepër po dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafies energjetike në Kosovë, ku eksponentët kryesorë të kësaj qeverie, me në krye Albin Kurtin, janë të zhytur deri në fund në këtë aferë.
Jam i lumtur që isha një nga iniciuesit e hetimit të kësaj afere korruptive, duke nisur nga komisionet parlamentare, ku edhe atëherë ish-kryeshefi Nagip Krasniqi, tashmë i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor parlamentar. Duke u përpjekur t’i mbrojë shokët e tij të korruptuar, ai u zhyt edhe më thellë në këtë skandal dhe tani ndodhet në një pozitë nga e cila nuk mund të mbrojë as veten, e as ata që e kanë futur në këtë rrjet korrupsioni. Faktet po dalin në sipërfaqe dhe e vërteta po bëhet e pamohueshme”, tha Beqa.

Shpërndaje në: