25 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, Hamiti: Lavdet i ka Kurti për Ivanoviqin, sharjet e fyerjet për rivalët e tij politikë shqiptarë

25 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, Hamiti: Lavdet i ka Kurti për Ivanoviqin, sharjet e fyerjet për rivalët e tij politikë shqiptarë

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, ku ‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Ndër akterët kryesorë të vrasjes ishte edhe Oliver Ivanoviq, njeriu për të cilin Kurti më 16 janar të vitit 2023 shprehte dëshirën e tij që kujtimi për Oliver Ivanoviqin të mbetej i gjallë, si një kujtim i një njeriu që “punoi shumë për një të ardhme të qëndrueshëm dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Hamiti në 25 vjetorin e kësaj maskare të kryer, ka kritikuar Kurtin duke thënë se ai “thur lavde për Ivanoviqin, ndërsa sharjet e fyerjet shkojnë për rivalët e tij politikë shqiptarë”.

“Le të kujtohet se, për turpin e tij dhe të institucionit që e drejton, Kryeministri Albin Kurti para dy vjetësh i thuri lavde po këtij Ivanoviqit, të dënuarit për krime ndaj shqiptarëve. Videoja serbisht, me përkthim shqip, ku Kurti flet me pietet për Ivanoviqin, duhet të jetë ende në faqen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lavdet i ka Kurti për Ivanoviqin, sharjet e fyerjet për rivalët e tij politikë shqiptarë”, shkruan ndër të tjera, z. Hamiti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: