Java e fundit e fushatës, Abdixhiku: T’ngritun, një za, kushtrimin me shpërnda, koha jonë ka ardhë

Java e fundit e fushatës, Abdixhiku: T’ngritun, një za, kushtrimin me shpërnda, koha jonë ka ardhë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar degët e LDK-së dhe qytetarët për tubimet madhështore në shumë qytete të Kosovës.

Përmes një video të postuar në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka ardhur koha e LDK-së.

“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda: Koha jonë ka ardhë! Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare”, ka shkruar ai.

“LDK është dashni! Fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku.

Shpërndaje në: