Lushaku-Sadriu kërkon të votohen gratë e LDK-së: Më 9 shkurt voto për gra të dëshmuara e vendimmarrëse, për Gratë e LDK-së

Lushaku-Sadriu kërkon të votohen gratë e LDK-së: Më 9 shkurt voto për gra të dëshmuara e vendimmarrëse, për Gratë e LDK-së

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëheri kandidate për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar votën për gratë e LDK-së.

Lushaku – Sadriu ka thënë se gratë në LDK, janë lidere e profesioniste për ndërtimin e një të ardhme më të dinjitetshme.

“Më 9 shkurt, voto për Gratë e LDK-së! Gratë në LDK janë lidere, profesioniste dhe faktorë kyç në ndërtimin e një të ardhmeje më të dinjitetshme. Me përkushtim, vizion dhe vendosmëri, ato janë gati të sjellin ndryshimin që i duhet vendit tonë!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, ajo ka kërkuar që më 9 shkurt të votohet për gratë e LDK-së.

“Më 9 shkurt voto për gra të dëshmuara e vendimmarrëse: për Gratë e LDK-së! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!” – ka shkruar ajo.

Lushaku-Sadriu garon me numrin 9 në listën e LDK-së për zgjedhjet më 9 shkurt.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: