Një rast i dhunimit në Prishtinë e një në Fushë- Kosovë, arrestohen tre të dyshuar
Dy raste të dhunimit janë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë – një në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.
Në Fushë-Kosovë rasti ka ndodhur më 31 janar. Si i dyshuar është arrestuar një person por i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNIM- Fushë-Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Prishtinë janë arrestuar dy persona, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.