Temperaturat pësojnë ulje, ky është parashikimi i motit për sot

Temperaturat pësojnë ulje, ky është parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje të pakta shiu dhe bore në zona të caktuara, sidomos në ato malore.

 

Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C.

Shpërndaje në: