Ballkani konfirmon largimin e tre lojtarëve

Ballkani konfirmon largimin e tre lojtarëve

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani ka bërë të ditur për largimin e tre lojtarëve gjatë merkatos së janarit.

Kampioni aktual ka larguar tre lojtarë, duke përfshi edhe Alfred Mensah, shkruan Indeksonline

Dy lojtarët tjerë të larguar janë: Damir Luljanovic dhe Arbnor Halitjaha.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës.

“Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha.

“Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre”, shkruhet në njofitmin e klubit nga Suhareka.

Shpërndaje në: