Krasniqi nis takimin me një minutë heshtje për viktimat e Jabllanicës dhe thekson përgjegjësinë për një Kosovë më të mirë

Krasniqi nis takimin me një minutë heshtje për viktimat e Jabllanicës dhe thekson përgjegjësinë për një Kosovë më të mirë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka filluar takimin me shtabin zgjedhor në Pejë me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.

Ai shprehu ngushëllimet për familjet e prekura nga ky fatkeqësi dhe theksoi se mendimet e tij janë me ta në këto momente dhembjeje.

Krasniqi e ripërsëriti angazhimin për një Kosovë më të mirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar, duke nënvizuar se kjo është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrë e secilit qytetar ta ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin.

Shpërndaje në: