Besian Mustafa: Ministri Murati ka tentu me i blloku komunat që nuk i udhëheq VV-ja në realizimin e punëve të tyre

Besian Mustafa: Ministri Murati ka tentu me i blloku komunat që nuk i udhëheq VV-ja në realizimin e punëve të tyre

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet i cili garon me numër 22, Besian Mustafa në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka folur për punën në terren dhe sfidat që komunat në Kosovë janë përballur në këto vite.

Mustafa ka akuzuar Ministrin Murati për pengim të punës në komunat që s’janë të udhëhequra nga kjo parti.

Ai thotë se kjo ministri ka bërë c’mos që të bllokojë komunat që mos me i realizu projektet.

Në këto tri vitet e fundit, që nga vjeshta e e 2021 kur kanë fillu qeveritë e reja komunale, qeveria qendrore, kryesisht Ministria e Financave në krye me Hekuran Muratin, vazhdimisht ka tentu me i blloku komunat që nuk i udhëheq Vetëvendosje në realizimin e punëve të tyre. Vonesa në alokimin e buxhetit, bllokimi i buxhetit, punët vetanake, u takojnë për një vit, s’iu takojnë për vitin tjetër, sfidimi i tyre në Gjykatën Kushtetuese, natyrisht i ka fituar secila prej tyre këto raste, ata kanë qenë të vetëdijshëm që nuk munden me i ndalu, por e kanë shfrytëzuar cdo hapësirë ligjore administrative, me i blloku komunat që mos me mund me i realizu punët e tyre, po flas për komunat që nuk janë udhëheq nga Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: