Artan Nimani: I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve
Profesori universitar, Artan Nimani është shprehur i tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, ku vdiqën tre të rinj në një objekt të pabanuar në këtë fshat.
Nimani në Facebook ka shkruar se kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin.
“Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Nimani.
Postimi i plotë:
I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Ngushëllime të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e fëmijëve të tyre. Kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin.
U prehshin në paqe!
Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona!😢😢😢