Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të kësaj komune.Me këtë rast DKA-ja e Gjakovës, përmes një komunikate iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolektivit të shkollave ku ishin nxënësit, Ramë Mehmeti, Ideal Rama dhe Veton Morina.

“Pushoni në paqe engjujt tanë”, thuhet në njoftim.Ngjarja e rëndë ndodhi teksa tre fëmijet ndodheshin brenda një objekti të pabanuar, ku ndodhi edhe shembja e pllakës, që i zuri poshtë.

Shpërndaje në: