Detaje nga tragjedia në Gjakovë, flet familjari: Tre fëmijët u gjetën katër orë pas shembjes së shtëpisë

Detaje nga tragjedia në Gjakovë, flet familjari: Tre fëmijët u gjetën katër orë pas shembjes së shtëpisë

Kosova u tronditë mesnatën e 2 shkurtit ku tre të rinjë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, shkruan Periskopi.

 

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja për indeksonline.

“Kjo tragjedi ka ndodhë në këtë objekt të pabanueshëm. Rasti ka ndodh rreth orës 10:30, ma herët kanë dalë si rinia tu lujt, si shokë që kanë qenë viktimat”

“Kur e kemi hetu që janë në këtë objekt i kemi thirr policinë, kanë ardh shumë shpejt, edhe ambulanca dhe zjarrëfikësit, po i kemi gjet pa shenja jete. Viktimat u gjetën mas 4 ore, shtëpia u rrënu në ora 16:35 në bazë të kamerave’’, tha ai.

 

VIDEO

Shpërndaje në: