Lahi Brahimaj i prekur thellë për vdekjen e tre bashkëvendasve, pezullon aktivitetin politik
Ish-Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre të rinjve në fshatin e lindjes së tij në Jabllanicë të Gjakovës.
Brahimaj në Facebook ka shkruar se është pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhimbjen së bashku.
Poashtu, ai ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike që kishte paraparë për sot, si kandidat për deputet.
Postimi i plotë:
Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi.
Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona.
Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakoven dhe Kosoven, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku.
Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara.