Parashikimi i motit për sot, kryesisht i vranët
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me shtim të vranësirave, por herë pas here prapë priten intervale kohore me diell.
Do të fryjnë erëra nga juglindja në Anamoravë dhe Rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin të dobëta drejtimesh të ndryshme.
Temperaturat pësojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 12 apo 13 gradë Celsius.
Në Shqipëri më shumë vranësira të dielën ku lokalisht mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell.
Fillimisht në viset bregdetare priten riga shiu, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu priten në shumë pjesë të Shqipërisë.